Dosja e “Onkologjikut” i ka kaluar SPAK-ut pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën. Tashmë është në dorën e prokorisë speciale që të bëjë hetime të metejshme.
Dosja në fjalë u zbuluar nga Prokuroria e Tiranës pak javë më parë ndërsa shtatë personat e ndaluar me masa të ndryshe sigurie akuzohen për një skemë që i kalonte pacientët me tumor për trajtim në klinikën private të mjekut Edmond Gashi.
Ata akuzohen gjithashtu se përgjysmonin dozat e barnave për të sëmurët me tumor dhe i shisnin më pas barnat në farmaci private.
Deri tani për dosjen në fjalë janë në arrest shtëpie mjeku onkolog Edmond Gashi dhe Florian Marku, administrator i një farmacie private ndërsa me detyrim paraqitjeje janë lënë Alketa Pere Ymeri, mjeke onkologe, Brikena Qirjazi, ish zv.drejtoreshë e QSUT, Emiljano Lela, koordinatori pranë onkologjikut, Drilona Kishta, ish-specialist pranë QSUT, Halil Gashi administrator i klinikës “Megis”, babai i mjekut Edmond Gashi.