Vendosni fjalën kyçe....

Shërbimi Sekret ishte në mënyrë të dyshimtë tejet i ngadaltë në mbrojtjen e Trumpit – Ish-eksperti i ushtrisë amerikane


Ish-eksperti i luftës psikologjike në ushtrinë amerikane dhe analist i antiterrorizmit, Scottt Bennett ka deklaruar se Shërbimi Sekret në mënyrë të dyshimtë ka reaguar shumë ndadalë në mbrojtjen e Donald Trump-it.

“Shërbimi Sekret ishte jashtëzakonisht – nëse jo në mënyrë të dyshimtë – i ngadaltë në mbrojtjen e ish- Presidentit Trump, ngjashëm me mënyrën se si ata ishin të ngadaltë në mbrojtjen e Presidentit John F Kennedy kur ai u qëllua në Teksas,”  tha Bennett.

“Më e dyshimta ishte se në rastin e Trump, Shërbimi Sekret nuk iu përgjigj raporteve për një agresor që zvarritej me armë në një çati aty pranë siç kanë raportuar dëshmitarët okularë.” vijoi eksperti.

“Në procesin e kësaj përjekjeje për vrasje, vrasësi ka bashkuar, frymëzuar dhe trimëruar konservatorët republikanë dhe bllokun e votimit të moderuar patriot në Amerikë, për të qëndruar në krah të Trump; dhe ka turpëruar dhe demonizuar të gjithë ata politikanë, media dhe grupe të tjera. që nuk e pëlqejnë ose e shajnë atë”, vuri në dukje eksperti.