Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim tritoli në Elbasan, plagoset 26-vjeçari


Një 26-vjeçar është lënduar pasi një shpërthimi me tritol në Elbasan.

I riu është lënduar aksidentalisht pas tritoli ka shpërthyer në derën e banesës përballë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Haxhias” rreth orës 2 e 30 të mëngjesit në katin e katërt të një pallati.

Lënda shpërthyese ishte vënë në derën e hyrjes së 59-vjeçarit me iniciale B.B., në të cilën jetonin me qira dy gra.

I plagosuri është dërguar në spital ku është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

“Rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në koridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë po nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij shtetasi E. Th., rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.”