Sipas medias izraelite Times of Israel rezulton se atentatori që goditi me armë të dyshuar snajper Presidentin Trump, është gjetur i vdekur. Së bashku me atentatorin dyshohet se ka humbur jetën dhe një ndjekës i Trumpit të cilin e ka kapur plumbi, ndërsa një tjetër ndjekës që ndodhej në radhët e publikut ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
“Në një intervistë telefonike prokurori i qarkut Butler, Richard Goldinger thotë se i armatosuri i dyshuar ka vdekur dhe të paktën një pjesëmarrës në tubim është vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë”, ‘ raporton Times of Israel.