Presidenti Donald Trump dyshohet se mund të ketë qenë shënjestra e një atentati, ndërsa të shtëna u dëgjuan kur ai po fliste në një miting elektoral në Pensilvania.
Pasi dëgjoi të shtënat Trump u ul poshtë podiumit dhe më pas u rrethua nga stafi i tij i sigurisë.
Kur të shtënat përfunduan dhe stafi i sigurisë po e ngrinte në këmbë, Trump dukej i vetëdijshëm por ai kishte rrjedhje gjaku pranë veshit të djathtë.
Disa media amerikane po raportojnë se Trump mund të jetë gjakosur ndërsa u rrëzua poshtë podiumit por pamjet filmike sugjerojnë se përpara se Trump të ulej poshtë podiumit, ai preku veshin me dorë në panik dhe më pas u ul.
Ky detaj sugjeron se ai mund të ketë ndjerë plumbin para se të strukej poshtë podiumit.
New York Times raportoi pak minuta më parë se një anëtar i stafit të sigurisë së Trumpit kishte konfirmuar se “Trump është gjallë dhe i sigurt dhe se një incident ndodhi gjatë mitingut“.