Vendosni fjalën kyçe....

Video nga një kënd tjetër, çasti kur atentatori i Trump qëllohet për vdekje nga Shërbimi Sekret


Një video e publikuar së fundmi tregon çastin kur 20-vjeçari pasi qëllon Donald Trumpin qëllohet nga oficerët e Shrbimeve Sekrete nga një tarracë aty pranë.

Atentati ndaj kandidatit republikan ndodhi teksa Trump po fliste në një takim fushate në Pensilvani. 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks ishte banor i Bethel Park, Pensilvani dhe qëlloi nga një largsi prej rreth 120 metrash nga vendi ku po fliste kandidati republikan.

Crooks kishte mbaruar shkollën e mesme Bethel Park në vitin 2022 dhe ishte një nga rreth 20 nxënësit e shkollës që fitoi një çmim prej 500 dollarësh nga Nisma Kombëtare e Matematikës dhe Shkencës.

Crooks që do kishte mbushur 21 vjeç këtë shtator nuk kishte raportime kriminale apo shkelje trafiku dhe asnjë falimentim të raportuar, barrë apo sekuestro.

Crooks ishte një republikan i regjistruar, sipas të dhënave të votimit, por kishte marrë pjesë vetëm në zgjedhjet shtetërore të 8 nëntorit 2022 për shkak të moshës së tij.

Të dhënat tregojnë se ai bëri një donacion prej 15 dollarësh për projektin “Progressive Turnout”, një komitet i veprimit politik me bazë në Çikago që mbështet kandidatët demokratë për poste publike dhe pretendon se mbron “zonat kryesore demokratike, të rinjtë, pakicat dhe njerëzit me të ardhura të ulëta”.