Personi që u qëllua dhe u vra në mitingun e ish-presidentit Donald Trump në Pensilvani të shtunën ishte një zjarrfikës vullnetar 50-vjeçar, i cili mbrojti familjen e tij nga plumbat që ishin drejtuar ndaj Donald Trumpit, tha të dielën guvernatori i shtetit Josh Shapiro.
Viktima u identifikua si Corey Comperatore, sipas postimit të familjes së tij në Facebook.
“Tubimi në Pensilvani i Trumpit i mori jetën vëllait tim, Corey Comperatore. Urrejtja për një njeri i mori jetën një njeriu që e donim më shumë”, tha motra e viktimës në postimin e të dielës.
Comperatore ka shërbyer më parë si shef i Departamentit të Zjarrfikësve Vullnetarë të Qytetit Buffalo, sipas një raporti nga Pittsburgh Post-Gazette.
Shapiro tha se ai kishte folur me familjen e Comperatore dhe ai u transmetoi gazetarëve pjesë të bisedës.
“Corey vdiq si hero. Corey u përpoq të mbronte familjen e tij në këtë tubim,” tha Shapiro.
Comperatore la pas një grua dhe dy vajza.
“Corey ishte babai një vajze,” tha Shapiro.
Shapiro shtoi: “Corey ishte një zjarrfikës. Ai shkonte në kishë çdo të diel. Corey e donte komunitetin e tij dhe veçanërisht familjen e tij.”
Shapiro e përshkroi viktimën “si një mbështetës të zjarrtë të ish-presidentit”.
Trump sapo kishte filluar fjalimin e tij në mitingun e Pensilvanisë, kur 20-vjeçaari Thomas Matthew Crooks nga Bethel Park, Pensilvani, hapi zjarr me një pushkë sulmi duke i marrë jetën 50-vjeçarit dhe duke plagosurr Donald Trumpin në vesh.