Fituesi i “Euro 2024”, Alvaro Morata do të largohet nga skuadra spanjolle Atletico Madrid. Të hënën mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, ka raportuar se Milani do ta aktivizojë klauzolën e blerjes së 31-vjeçarit nga Atletico Madridi. Milani do të detyrohet që t’i paguajë skuadrës spanjolle 13 milionë euro për lirimin e Moratas.
Spanjolli pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me gjigantin italian.
Testet mjekësore priten që të përfundojnë në javët e ardhshme.
Morata, Evropianin “Gjermania 2024”, e përfundoi me një gol të realizuar. Ai me Atletico Madridin ka kontratë edhe dy vite. Ai është pjesë e skuadrës spanjolle nga viti 2022.
Ka luajtur si i huazuar te Chelsea dhe Juventusi.