Argjentina fitoi titullin rekord të 16-të të Copa America pasi mposhti Kolumbinë 1-0 falë një goli në kohën shtesë nga Lautaro Martinez të dielën pasi finalja u vonua për më shumë se një orë për shkak të mijëratifozëve që u përpoqën të hyjnë në stadium pa biletë.
Martinez, i cili u fut në lojë në kohën shtesë arriti të shfrytëzojënjë top të saktë nga Giovani Lo Celso përpara se të shënonte ndaj portierit të Kolumbisë Camilo Vargas në minutën e 112-të për të ndezur festimet në stadiumin Hard Rock në Florida.
Titulli i fundit i Argjentinës vjen pas triumfeve të tyre në Kupën e Botës 2022 dhe Copa America 2021, dhe i jep tetë herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messi, mundësinë r tu shpallur lojtaari i turneut.
Fitorja, e cila pa Argjentinën të kalojë përpara Uruguait pasi dyshja ishte barazuar në 15 tituj, shënoi ndeshjen e fundit ndërkombëtare të Angel di Maria. Mbrojtësi Nicolas Otamendi, 36 vjeç, gjithashtu do t’i japë fund karrierës së tij ndërkombëtare.
Organi qeverisës i futbollit të Amerikës së Jugut CONMEBOL e shtyu kohën e fillimit të ndeshjes tre herë pasi video në mediat sociale tregonte përleshjet e sigurisë me tifozët teksa ata vrapuan nëpër porta dhe tentonin të depërtonin portat e stadiumit.