‘BlackRock’, koorporata më e madhe e menaxhimit të parave në botë, ka nxjerrë një reklamë që paraqiste shkurtimisht Thomas Crooks, 20-vjeçarin që qëlloi dhe plagosi ish-presidentin Donald Trump në një tubim të fushatës në Pensilvani.
Kompania tha se Crooks ishte student në shkollën e mesme Bethel Park dhe u shfaq në reklamën e vitit 2022 me adoleshentë të tjerë.
“Në vitin 2022, ne shfaqëm një reklamë me një mësues nga shkolla e mesme Bethel Park, në të cilën disa studentë të papaguar u shfaqën shkurtimisht në sfond, duke përfshirë Thomas Matthew Crooks,” tha kompania në një deklaratë për Reuters të dielën, duke shtuar se reklama ishte të tërhequr.
Reklama 30 sekondëshe e BlackRock TV paraqet një klasë AP dhe ‘Honors Economics’ që Crooks ndoqi në atë kohë, duke folur me mësuesin e tij.
Crooks u diplomua në të njëjtin vit që u transmetuar reklama nga Bethel Park High, ku ai ishte pjesë e grupit të studentëve që morën çmimet National Math & Science Initiative Star Awards, sipas Pittsburgh Tribune-Review, shkruan New York Post.
Kompania vuri në dukje se ndërsa reklama është hequr nga qarkullimi, ajo është ende e disponueshme për hetuesit për ta shqyrtuar dhe është duke u shpërndarë në mediat sociale.
Kompania BlackRock, e cila pritet të publikojë të hënën fitimet e tremujorit të dytë, dënoi të shtunën sulmin me armë zjarri kundër ish-presidentit që la të vdekur një spektator dhe dy të tjerë të plagosur.
“Tentativa për vrasjen e ish-presidentit Trump është e neveritshme”, tha kompania.
“Ne jemi të lumtur që ish-presidenti Trump nuk u plagos rëndë dhe po mendojmë për të gjithë të pranishmit e pafajshëm dhe viktimat e këtij akti të tmerrshëm, veçanërisht për personin që u vra”.
Kompania BlackRock, e cili mbikëqyr asete me vlerë rreth 9.1 trilion dollarë, ka ngjallur reagime të kundërta pas të shtënave të mëparshme në SHBA, pasi disa nga indeksi i saj financojnë aksione të prodhuesve të armëve.