Vendosni fjalën kyçe....

Fredi Beleri del nga burgu i Fierit, 5 ditë leje për t’u betuar si eurodeputet 


Fredi Beleri ka dalë mëngjesin e sotëm nga burgu i Fierit ku po vuan dënimin prej 2 vitesh për blerje votash për të udhëtuar drejt Athinës e më pas drejt Brukselit ku do betohet si eurodeputet i parisë së kryeministrit grek, Mitsotakis.

Ai ka marrë pesë ditë leje nga Drejtoria e Burgjeve dhe do udhëtojë i pashoqëruar nga poliicia. 

Pas betimit si eurodeputet, Beleri, do kthehet në  burgun e Fietit për trë vuajtur dënimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme. 

“Pas kërkesës së të dënuarit Dhionisis (Alfred) Beleri për leje shpërblyese në funksion të ndjekjes së punimeve në Parlamantin Europian në datat 15-20 korrik 2024 në Strasburg, referuar Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm nr. 733 prot, datë 04.06.2024 “Për përbërjen dhe funksionimin e Bordit të Monitorimit të dhënies së lejes shpërblyese dhe të veçanta për të burgosurit në IEVP” është dhënë leje shpërblyese për të dënuarin  Dhionisis (Alfred) Beleri nga data 15 korrik deri në 20 korrik 2024. Pas përfundimit të lejes pesë ditore, i dënuari Alfred Beleri do të kthehet në burgun e Fierit për të vazhduar kryerjen e dënimit, sipas vendimit të GJKKO.”, thuhet në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Burgjeve.