Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata rrëzoi një çështje kundër Trump, Grenell: Radha e Hashim Thaçit


Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u lirua sot nga një nga akuzat më të rënda që i ishin ngarkuar, atë për publikimin e dokumenteve të klasifikuara. Duke komentuar mbi këtë zhvillim, Trump deklaroi se ky rast “duhet të jetë vetëm hapi i parë” i shumë të tjerave dhe bëri thirrje për pushimin e akuzave të tjera kundër tij.

Richard Grenell, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Trumpit dhe ish-drejtori i Inteligjencës amerikane, gjithashtu reagoi lidhur me këtë zhvillim.

Grenell tha se ai beson që i njëjti fat do të presë edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu referuar hetimeve të kryera nga prokurori Jack Smith. Smith, i cili po hetonte rastin e Trumpit, më parë kishte hetuar edhe Thaçin në Hagë.

Grenell shkroi në platformën X: “Rasti i Jack Smith shpartallohet. Radha është te ju, Hashim Thaçi.”