Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli i BE-së miraton 13 mln euro ndihmë për Forcat e Armatosura të Shqipërisë


Këshilli Europian miratoi sot një ndihme në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes me vlerë 13 milionë euro për të rritur efektivitetin operacional të Forcave të Armatosura Shqiptare, veçanërisht në aspektin e lëvizshmërisë, manovrimit dhe mbrojtjes.

Ndihma do të forcojë gjithashtu kapacitetet e Shqipërisë në lidhje me pjesëmarrjen e saj në operacionet dhe misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) të BE-së, si dhe në çdo koalicion ndërkombëtar.

 “Shqipëria është një partner i besueshëm i sigurisë dhe vend kandidat për në BE. Vendimi i sotëm është një moment historik i rëndësishëm në bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe mbrojtjen.

Ai pasqyron gjithashtu vlerësimin tonë për përafrimin e plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, e cila është një shprehje shumë e qartë e zgjedhjes strategjike të Shqipërisë për një të ardhme brenda BE-së”, thuhet në një deklaratë

Vendimi është një rezultat konkret i angazhimit në rritje me Shqipërinë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke reflektuar përafrimin e plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Forca Tokësore Shqiptare do të marrë mjete të lehta të blinduara shumëfunksionale. Këto automjete janë të pajisura për të siguruar lëvizshmëri dhe manovrim të lehtë në të gjitha llojet e terrenit dhe kushteve të motit dhe për të siguruar mbrojtjen e personelit kundër armëve të lehta dhe eksplozivëve.