Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ndodhet sot në Kuvend ku po prezanton në raportin vjetor të SPAK dhe BKH.
Ai ka renditur disa nga problematikat në këto institucioneve.
Dumani tha se një pikë tjetër është mungesa e hetuesve të BKH dhe numri i lartë i rasteve të mbartura.
Kreu i SPAK shtoi se numri total i të paraburgosurve nga SPAK zë vetëm 8.5 përqind nga numri i përgjithshëm.
“Masa arrest me burg që kemi kërkuar ne janë vetëm 29 përlind të totalit. Numri total i të paraburgosurve nga SPAK zë vetëm 8.5 përqind nga numri i përgjithshëm”, u shpreh Dumani.
Shqetësimet e ngritura si më poshë:
-Mungesa e përcaktimit ligjor të statusin të prokurorit pas përfundimit të mandatit,
-Mungesa e këshilltarëve ligjor
-Adresimi i ngarkesës së shtuar sipas pikës 8 neni 178/ b të Kushtetutës ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e papërfunduara të vlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencave të komisionerëve publikë.
-Mungese referimeve nga insitucioneve publike
-Shtimi i hetuesve të BKH
-Numri i konsiderueshëm i hetimeve të mbartura,
-Mungesa e kompetencave për shqyrtimin e kërkesave nga institucionet e huaja
-Mungesa e kompetencave vendore e gjykatave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave në fazë hetimi për subjektet e posaçme”, u shpreh ai.