Vendosni fjalën kyçe....

Kuvend, Bardhi: Të zhbllokohen fondet e IPART 3 për fermerët dhe të hetohet skandali me fondet e BE-së


Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se duhet të zhbllokohen fondet e IPART3 për fermerët shqiptarë.

Bardhi theksoi se duhet që institucionet e drejtësisë të hetojnë skandalin me fondet e BE-së. Më tej, Bardhi tha se duhet që opozita të dijë se përse ligji për tregtinë e armëve po kalon në një kohë të shpejtë.

“Kërkojmë debat për gjetjet e OLAF për fondet në bujqësi. Duhet të bëjmë të mundur adresimin e të gjitha masave, që të zhbllokohen fondet e IPART 3 për fermerët shqiptarë. Institucionet e drejtësisë të hetojnë skandalin me fondet e BE.

Duhet të na thoni se çfarë urgjence ka Këshilli i Ministrave tek ligji për armët, duam të dimë se çfarë urgjencë ka paraqitur Këshilli i Ministrave. Duam ta dimë arsyen, sepse zakonisht ligjet që miratohen shpejt kanë interesa pas”, u shpreh Bardhi.