Vendosni fjalën kyçe....

Ndërhyrje në drejtësi/ Kryeprokurori Çela: Nuk ka pasur probleme të tilla, nuk është sistem perfekt, ka vend për përmirësim


Kryeprokurori Olsian Çela, gjatë fjalës së tij në parlament, prezantoi raportin për vitin 2023.

Deputeti Asllan Dogjani tha se a ka pasur ndërhyrje nga qeveria tek drejtësia. Çela u shpreh se nuk përjashton mundësinë e ndërhyrjeve, por shtoi se sistemi i drejtësisë sot po funksionon më mirë se dikur.

“A keni patur ndërhyrje drejtpërdrejtë ose mesazhe nga kryeministri, ministrat apo anëtarë të qeverisë”, ishte pyetja e paraqitur nga Dogjani.

“Ndërhyrjet në drejtësi i vlerëson KLP. Nuk ka pasur ndërhyrje tek drejtësia. Sot drejtësia po funksionon, nuk është perfekt, ka vend për përmirësim, nuk përjashtoj që mund të ndodhin, por jemi në udhën e drejtësisë”, u shpreh Çela.