Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtimet pa leje/ Olsion Çela: Prokuroria ka dërguar çështje për hetim, i takon gjykatës të vendosë


Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka pyetur kryeprokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela se çfarë po ndodh me skandalin e mikrokredive dhe ndërtimet pa leje.

Gjitjashtu në lidhje me mikrokreditë Çela shtoi se në një nga çështjet, ka nisur hetimi.

Çela tha se Prokuroria ka dërguar çështje për hetim dhe se ka njerëz të hetuar tashmë për këto çështje. Ai shtoi se i takon gjykatës tashmë të vendosë për çështjet në fjalë.

“Sa hetime apo dënime janë bërë për skandalin e mrikrokredive? Po për ndërtimet pa leje a janë bërë hetime”, ishte pyetja e drejtuar nga Bardhi.

“Për informacione, duhet që të shkoni pranë Prokurorisë së Përgjithshme për të marrë shifrat. Prokuroria ka dërguar shumë çështje penale për ndërtime pa leje për gjykim. Sa i përket mikokredive, ka vendimmarrje të prokurorëve për to. Në një nga çështjet, ka nisur hetimi. Prokuroria heton dhe çon çështjen në gjykim, kur ka prova të abuzimeve, i përket gjykatës tashmë të vendosë”, u shpreh Çela.