Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshimet për ligjin e armëve, Tabaku: Po bëni ndryshime pas kërkesës së një operatori


Ligji për armët është futur për tu ndryshuar me procedurë të përshpejtuar. Shqyrtimi i projektligjit do të bëhet me 25 korrik. Votimi për futjen e ligjit më procedurë të përshpejtuar solli debate me mazhorancës dhe opozitës. Deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se ndryshimet po bëhen pas kërkesës së një operatori.

“Si të nisi një procedurë sipas kërkesës së një operatori. Është ligj që ka shumë debate shumë interesa përfshirja në ligjin e armëve të dy municioneve më kërkesë. Nuk gjejë arsye sot se pse duhet të ndryshojë ligji i armëve. Kush është arsyeja që ligji i armëve brenda dy muajve ndryshon dy herë”, u shpreh Tabaku.

“Rregullorja është e qartë një folës pro dhe një kundër. Rregullorja e Kuvendit ka parashikuar që ti kërkojë Kuvendit një procedurë të përshpejtuar. Ka sjellë një projektligj të ri. Do të keni gjithë kohën që të denonconi në komisione. Sot ne vendosim dhe kjo seancë plenare ka diskreditonit ta vendose. Tani na mbetet të gjithë neve ta votojmë. Vazhdojmë me votimin”, u shpreh Gogu.

Ndërkohë drejtuesja e seancës se shqyrtimi i këtij projektligji do të bëhet me 25 korrik.

Gjithashtu shtoi se Komision përgjegjës për këtë projektligj do të jete komisioni për Sigurinë Kombëtare.

“Nuk bëhet fjalë në ndryshimet në ligjin për armët, është një ligj i ri. Jo më kot e kërkova për rregullimin e provimit tregtimit dhe zhvillimit të armëve. Nuk ka të bëjë me ligjin për armët. Është projektligj i ri. Jemi të qartë edhe me procedurën që na imponon rregullorja. Ka të drejtë Këshilli i ministrave të paraqesë një kërkesë të tillë. Komision përgjegjës për këtë projektligj do të jete komisioni për Sigurinë Kombëtare. Shqyrtimi i projektligjit do të bëhet me 25 korrik”, u shpreh Felaj.