Vendosni fjalën kyçe....

4 vatra zjarri në vendin tonë, Ministria e Mbrojtjes: Problematike mbetet situata e zjarrit në Balgjaj


Ministria e Mbrojtjes ka informuar se katër vatra zjarri janë aktive aktualisht në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, forcat operacionale janë në vendngjarje.

Ministria e Mbrojtjes tha se në të gjithë vendin janë vetëm katër vatra zjarri aktive, ndërsa problematike mbetet situata e zjarrit në Balgjaj në fshatin Kurdari.

Ndërsa, në raste të veçanta, kur është dashur ndërhyrja nga ajri, në vendngjarje është nisur helikopteri.

Situata e zjarreve në vend

4 vatra aktive zjarri janë aktualisht në të gjithë territorin e vendit.

Problematike mbetet situata e zjarrit në Balgjaj në fshatin Kurdari. Forcat operacionale nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë të mbajnë nën kontroll situatën, për të shmangur rrezikun pranë një stani me bagëti e dhjetëra koshere bletësh.

Në fshatin Madhesh, njësia administrative Ulëz në Mat zjarri i rënë ka marrë përmasa të menjëhershme dhe po avancon në drejtim të fshatit Stojan. Veç forcave operacionale në terren ka shkuar në ndihmë edhe helikopteri #Cougar.

Vijon ndërkaq edhe operacioni për shuarjen e flakëve në vatrën e zjarrit të rënë në Buza Dede mbi fshatin Gurë-Lurë, ku flakët janë pranë liqeneve të Lurës.

Era e fortë ka vështirësuar aksionin për shuarjen e zjarrit edhe në vatrën e regjistruar një ditë më parë në midis malit të Xhyrës dhe njësisë admnistrative Qukës në bashkinë e Prrenjasit.

Të gjitha forcat operacionale janë shpërndarë me grupe në zona të ndryshme për të krijuar një perimetër për të ruajtur vijën e zjarrit ekzistues dhe për të fikur çdo aktivizim në kufijtë e zjarrit dhe në thellësi të tij”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.