Shefi organizativ i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka sulmuar SPAK-un në raport me veprimet e tij hetimore dhe masën e arrestit për kreun e PD-së Sali Berisha dhe nga ana tjetër arrestimet në radhët e qeverisë.
Reagimi i Balliut vjen pasi SPAK-u nisi hetimet për çështjen “21 janari” si dhe pas lëshimit të fletëarresteve për çështjen e inceneratorit të Tiranës të cilat nuk arrestuan asnjë person.
Balliu i quajti fletëarreste reale të SPAK-ut ato që lëshon për Sali Berishën ndërsa ato për qeverinë dhe zyrtarët e saj si fletrrufe.
Zyrtari i PD-së akuzon SPAK-un se është kthyer në shërbëtor të pushtetit
“Fletëarreste për opozitën, fletërrufe për qeverinë!
SPAK i ndejti besnik fletëarrestit politik të vet për liderin e opozitës pavarsisht se pas tre vite e gjys nuk gjeti dot asnjë provë apo fakt që të inkriminojë liderin e opozitës.
Ndërsa për qeveritarët hajdutë për të cilët ka prova pafundësisht shpërndan fletëarreste me vlerën e fletërrufeve.
Institucioni që duhet ti dridhte këmbët korrupsionit po kthehet në një institucion të zbehtë dhe jo serioz, që nuk i lufton dot aferat mafioze, sepse operojnë me dy standarte dhe justifikimi i drejtuesit të institucionit ishte se këto afera jane shumë intelektuale!
Në fakt ky institucion qartazi tashmë është një shërbëtor i vyer i pushtetit sa që po xhelozon edhe Spiropalin.
Ajo cka është tronditëse me SPAK nuk është se nuk arreston hajdutët e vertetë, por që të bëhesh mbështetje e vjedhjes kjo eshte e rrezikshme për Shqiptaret e dërrmuar nga kjo qeveri që ka zot vetëm perëndinë e vjedhjes.
Në rastin e inceneratorëve SPAK nuk ndërhyri për të garantuar ndalimin e pagesave nga xhepat e qytetarëve por ndërhyri për të garantuar që pagesat nuk do të ndalojnë, kjo është e paprecedente dhe kjo në një të ardhme të afërt do të kërkoj një hetim të thellë”-shkruan Balliu.