Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO zgjat me 3 muaj paraburgimin për Ramazan Rrajan dhe katër të arrestuar të tjerë


Në një njoftim të fundit nga GJKKO, bëhet e ditur se Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për zgjatjen e afatit të paraburgimit për pesë persona nën hetim.

GJKKO ka zgjatur me 3 muaj afatet e paraburgimit për Ramazan Rrajan, Genti Nderjakun (alias Kili Nderjaku dhe Ekil Nderjaku), Endrit Sinanin, Julian Pjetrin dhe Bashkim Haxhijan. Masa e sigurimit personal “arrest në burg” është zgjatur për një periudhë tre-mujore, filluar nga data 21 korrik 2024 deri më 21 tetor 2024.

Vendimi i GJKKO-së lejon mundësinë për ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krime të Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi i këtij vendimi.

Njoftimi nga GJKKO

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 12.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zgjatjen e afatit të
paraburgimit për 5 (pesë) personat nën hetim, Ramazan Rraja, Genti Nderjaku (alias Kili Nderjaku dhe Ekil Nderjaku), Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim
Haxhija, ndaj të cilëve nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr.308, datë 21.07.2023, është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, për një periudhë 3(tre) mujore”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin 264 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Zgjatjen e afati të paraburgimit për një periudhë 3(tre) mujore, për personat nën hetim Ramazan Rraja, Genti Nderjaku (alias Kili Nderjaku dhe Ekil
Nderjaku), Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija, duke filluar ky afat nga data 21.07.2024 deri në datën 21.10.2024.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke
filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi