Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës dhe dhëndrit të tij për heqjen e masës “arrest në shtëpi”


Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për heqjen e masës “arrest në shtëpi”.

Gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj kanë hedhur poshtë dy rekurset e ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij për revokimin dhe zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Më herët, Berisha dhe Malltezi kishin kërkuar përjashtimin e kësaj trupe gjykuese, por kërkesa e tyre u rrëzua më 10 korrik. Mbrojtja e Berishës pretendon se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për hetimin e tij me masë sigurie.