Vendosni fjalën kyçe....

Kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Berishës dhe Malltezit


Këtë të martë në Gjykatën e Lartë në Dhomë Këshillimi, do të jepet vendimi mbi rekurisin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, të cilët kërkuan ndryshim të masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’. Vendimi do të jepet nga gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni e Sokol Binaj.

Ende nuk është caktuar një orar se kur do ta marrin vendimin trupa prej tre anëtarësh për të cilët më herët ishte kërkuar përjashtimi nga gjykimi i çështjes nga avokatët e Berishës.

Mbrojtja e këtij të fundit pretendon në kërkesën e saj se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret që Berisha të hetohet me masë sigurie.