Pamjet që shihni tregojnë aksionin për arrestimin e 71-vjeçarit në Korçë, i cili terrorizoi banorët e një lagjeje, duke qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës.
Gazetarët në media raportojnë se në vendin e ngjarjes, përveç forcave Shqiponja, kanë mbërritur dhe RENEA, ndërsa zona e lagjes 15 është ‘blinduar’.
Kujtojmë se Edmond Naska, i cili jeton i vetëm, qëlloi 3 herë nga ballkoni i banesës së tij me armë zjarri, ndërsa refuzon që të dorëzohet në polici.