Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas lëshimit të 8 urdhërarresteve nga SPAK lidhur me pastrimin e 20 milionë eurove përmes inceneratorit të Tiranës.
Ai akuzoi se personat për të cilët janë lëshuar urdhërarrestet janë lajmëruar të ikin dhe se ata do të hanë paratë në arrati.
Meta theksoi se edhe ata që futen në burg, e bëjnë këtë me mirëkuptim dhe në mirëbesim se do të vazhdojnë të marrin pagat nga biznesi për shkak të firmave që kanë hedhur për llogari të Edi Ramës.
“Është grabitje pa maska në mes të ditës, e qindra milionë euro. Bëjnë një lëvizje të sforcuar, politike, për 20 mln euro kur bëhet fjalë për qindra milionë euro.
Edhe ndërkohë ata që lajmërohen të ikin edhe ti hanë në arrati lekët. SPAK 99% e fletëarresteve që lëshohen lajmërohen dhe ikin.
Edhe ndonjë që futet në burg, futet me mirëkuptim dhe në mirëbesim që do ti vazhdojnë pagat nga biznesi për shkak të firmës që kanë hedhur për llogari të Edi Ramës”, u shpreh Meta.