Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh kryebashkiakët, diskutohet sezoni veror


Kryeministri Edi Rama ka planifikuar të mbledhë nesër në orën 10:00 kryebashkiakët në kuadër të një takimi ku do të diskutohet për sezonin veror.

Në takim pritet të marrin pjesë edhe kryebashkiakët e djathtë, të cilët gjithashtu morën pjesë në takimin e mëparshëm në Shkodër.

Një nga çështjet kryesore që do të diskutohet gjatë këtij takimi është ligji për legalizimet, ku një pjesë e procedurave për legalizim do t’i kalojnë bashkive.