Pasi i mbijetoi atentatit në Pensilvani, Donald Trump ishte i pranishëm në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee këtë javë, për të pranuar kandidaturën e tretë radhazi në garën për president nga republikanët.
Trump u prit me shumë duartrokitje nga mbështetësit e partisë së tij dy ditë pas sulmit, nga i cili u plagos në veshin e djathtë.
Trump hyri në Forumin Fiserv në qendër të Milwaukee duke brohoritur me fjalën “Lufto!
Trump do të pranojë zyrtarisht të enjten emërimin e Partisë Republikane për të sfiduar Presidentin Joe Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Konventa katërditore filloi më pak se 48 orë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një tubim të Trumpit në Butler, Pensilvani, duke vrarë një mbështetës.
Autori i armatosur u qëllua për vdekje dhe motivi i tij mbetet i paqartë.
Donald Trump ka përzgjedhur senatorin republikan nga Ohajo, J.D. Vance, si kandidat për nënpresident në zgjedhjet e 5 nëntorit këtë vit.
James. David. Vance do të garojë përkrah Donald Trump në zgjedhjet e këtij viti në Shtetet e Bashkuara për Shtëpinë e Bardhë.
Vance, 39 vjeç, ishte një kritik i ashpër i Trumpit në vitin 2016, por që atëherë është bërë një nga mbrojtësit më të vendosur të ish-presidentit.
Menjëherë pas njoftimit të pasdites së Trump, Vance doli në kongres me gruan e tij Usha.
Ai është planifikuar t’i drejtohet kongresit të mërkurën.
Në një intervistë në Fox News të hënën mbrëma, Vance tha se ai mbështeti qëndrimin e Trump se çdo shtet duhet të vendosë vetë nëse do të lejojë abortin.
Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë midis Trump, 78 vjeç dhe Biden, 81 vjeç, megjithëse Trump kryeson në disa shtete që ka të ngjarë të vendosin zgjedhjet.
Kreu i super PAC-së për mbledhjen e fondeve që mbështet fushatën e Trump, Taylor Budowich, tha në X se MAGA Inc kishte mbledhur më shumë se 50 milionë dollarë të hënën.
Pas të shtënave, Trump tha se po rishikonte fjalimin për të theksuar unitetin kombëtar, në vend që të nënvizonte dallimet e tij me Biden.
“Fjalimi do të jetë shumë më ndryshe nga sa do të kishte qenë dy ditë më parë”, tha Trump për Washington Examiner.
Përpjekja për vrasjen e Trump ndryshoi menjëherë dinamikën e fushatës presidenciale, e cila ishte fokusuar në atë nëse Biden duhet të largohej për shkak të shqetësimeve rreth moshës dhe mprehtësisë së tij të cilat u evidentuan në debatin e 27 qershorit me Trump.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters