Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Ulëz, rrezikohen banesa dhe stane bagëtish


Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer në njësinë administrative Ulëz, në fshatin Madhesh të bashkisë së Matit. Burime bëjnë me dije se disa vatra zjarri janë raportuar në zonë, duke rrezikuar 5 banesa dhe dy stane bagëtish.

Terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve, duke e bërë situatën akoma më kritike. Përveç banesave dhe staneve të bagëtive, rrezikohet edhe zona e mbrojtur.

Autoritetet lokale kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ajri për të përballuar flakët, për shkak të vështirësisë së terrenit. Punonjësit e bashkisë së Matit dhe zjarrfikësit janë në terren, duke luftuar me flakët në përpjekje për të mbrojtur pronat dhe banorët e zonës.