Vendosni fjalën kyçe....

28 viktima në Pakistan nga sulmet e grupeve militante


Dy sulme të veçanta nga militantët në një bazë ushtarake dhe një qendër shëndetësore në veriperëndim të Pakistanit vranë 28 persona, duke përfshirë 10 ushtarë, mjeke e infermiere si dhe dhe fëmijë, tha ushtria të martën.

Sulmet, që të dyja ndodhën të hënën, përkojnë me një ringjallje të militantëve në rajonin kufitar veriperëndimor me Afganistanin, që muajin e kaluar bëri që qeveria të nisë një operacion kundër tyre në zonë.

Në incidentin e parë, militantët islamikë sulmuan një bazë ushtarake në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë tetë personel sigurie, tha ushtria të martën, pasi një kamikaze përplasi një automjet të ngarkuar me eksploziv në një mur rrethues.

Midis të vrarëve në sulmin e së hënës ishin shtatë ushtarë. Baza ushtarake e epokës koloniale britanike është përdorur historikisht si pikënisje për operacionet kundër militantëve dhe është e rrethuar nga banesa civile, të cilat u tronditën nga shpërthimi i fuqishëm i së hënës, thanë dy zyrtarë lokalë për Reuters.

Sulmi u mor përsipër nga grupi Hafiz Gul Bahadur, për të cilin ushtria tha se vepron jashtë Afganistanit fqinj “për të orkestruar akte terrorizmi brenda Pakistanit”.Një zëdhënës i administratës talebane të Afganistanit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për koment.