Vendosni fjalën kyçe....

5 të arrestuar nga policia e Tiranës


Pesë qytetarë janë arrestuar nga policia e Tiranës. Në pranga  kanë rënë M. T., 24 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, për “Përndjekje”, “Falsifikim kompjuterik” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”.

Një 36-vjeçar me iniciale K. B., është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 35-vjeçare dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj, si dhe ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin K. D., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin S. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.