Vendosni fjalën kyçe....

Balla takohet me ministrin e Brendshëm të Kosovës: Marrëveshje për bashkëpunim policor


Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, zhvilloi një takim me homologun e tij kosovar, ministrin Xhelal Sveçla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua vijimi i marrëveshjeve mes dy vendeve për bashkëpunimin policor dhe formimin e ekipeve të përbashkëta në luftën kundër krimit.

“Pas marrëveshjeve për lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve tona, do të vijojmë me marrëveshje për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit”, shkroi ministri Balla.