Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj ka reaguar ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me rritjen e çmimeve nga ofruesit e shërbimeve në zonat turistike.
Beqiraj thotë në reagimin e saj se nuk janë problem vlonjatët siç Rama përmendi si zonën me çmimet më abuzive, por oligopolet.
Ajo shton më tej se kryeministri duhet të lexojë ekonomistët duke përmendur studimin e Ilir Cikos që nxori rezultatin se ushqimet e importit kushtojnë 107% më shumë në Shqipëri sesa shiten në Evropë.
Reagimi:
Nipçe, problem janë oligopolet jo vlonjatët !
Rama në takim me kryetarët e bashkive përmendi Vlorën si rajonin më abuzues më rritjen e çmimeve, dhe u bëri thirrje bizneseve që të reflektojnë.
“Të gjitha këto është e nevojshme të merren në konsideratë për diçka tjetër, qeveria dhe bashkitë nuk vendosin çmimet. Ky është sistemi që kemi zgjedhur. Nuk vendosin dot çmimet as të hoteleve, as të restoranteve dhe as nuk i imponojnë dot.”
Kryeministri duhet të lexojë . Profesoreshat e letërsisë që drejtojnë Turizmin apo juristi i cili duket se drejton Organizatën Joqeveritare të Ministrisë së Financave edhe Ekonomisë ndoshta as nuk e kuptojnë e as nuk ja shpjegojnë dot.
Por ekonomisti Ilir Ciko ka bërë një studim shumë interesant për çmimet e ofruara nga kompanitë lider të importimit të ushqimeve edhe produkteve të tjera në Shqipëri . Grafiku tregon se çmimet e ushqimeve shiten 107% më shtrenjtë ne Shqipëri sesa shiten në Europë nga po të njëjtat kompani (shiko grafikun për të tjerat ).
E pra nipçe , problem janë oligopolet jo vlonjatët !
Po kush të ti shpjegojë ty ! Edhe Ermal Dredha ka qëlluar me gjuhë të huaj.
Gjuhëtarë i ke të gjithë
më të mirët në këto anë
Por ekonominë të gjorët
As e qeshin as e qajnë !