Ndërsa është mbledhur me kryebashkiakët e PS-së me të cilët ka ndarë probleme të ndryshme, çështje legalizimi, sistemi i zonave e plazheve, Edi Rama i ka cekur këto probleme sa për formë, por kur ka kaluar në përmbajtje ai ka filluar batutat hidh e prit me Pjerin Ndeun.
Të dy dukeshin shumë të lumtur që po debatonin hidh e prit me njëri tjerin a thua se në ekran po shfaqej Jungu me Frojdin në një përballje të kalibrit planetar.
Edi Rama shfaqi shqetësime mbi turizmin dhe mbi atë që ai e quajti fushatë të organizuar kundër turizmit shqiptar.
Megjithatë fakti është se vija bregdetare e Shqipërisë i është nënshtruar së njëjtës filofozi që ai ka përdorur me kryeqytetin.
Shteti funksionon vetëm kur ndërtohen kulla ose resorte, sepse është urdhri i tij dhe vemendja e tij për secilë nga këto punë. Por eficenca e administratës dhe autoriteti i tij është bërrnut dhe përtokë kur vjen puna te godinat e zakonshme, rrugët e zakonshme, plazhet e zakonshme.
Batutat me policë që ai shkëmbeu sot me Pjerin Ndreun paçka se mund të tingëllojnë bajate, në thelb janë një tregues shumë serioz, sepse ashtu si mbledhja e tij me kryebashkiakët që nuk kishte fare asnjë sistem arsyetimi dhe diskutimi, ashtu edhe qeverisja e tij po rezulton çdo ditë e më shumë se nuk bazohet mbi një sistem por bazohet mbi disa batuta të cilat të gjitha së bashku përmblidhen në kryebatutën që është edhe devizë e mënyrës se ai qeveris:
Ç’punë kam unë me ata që hanë kumbulla dhe dardha pas shpinës sime.
Batutat e nivelit të lartë ndërmjet Edi Ramës dhe Pjerin Ndreut
Rama: Kam një fjalë për ty. Ti ishte kampioni i rindërtimit. E bërë Shijakun, avangardën e Rindërtimit, por duhet të bëhesh kampion i legalizimeve. Kur i thoja Pjerin Ndreut që merr shembull nga Shijaku për rindërtimin, thoshte; rindërtimi për ne është punë e vogël. Tani shembullin tënd t’ia tregoj Pjerin Ndreut, se nuk do të rrimë vetëm duke të lavdëruar ty policia. Mirë? (I drejtohet Pjerin Ndreut)
Qeshin në sallë
Ndreu: Kjo njolla e policit më ka ngelur, s’ma hiqni. E kam për nder që kam qenë pjesë e policisë
Rama: Nuk është njollë ajo…jo…ajo është medalje nderi. Ti të mos kishe qenë polic, nuk do ishe bërë dot kryetar bashkie.
Ndreu: E kam për nder që kam qen polic.
Rama: Ja si bën polemika. Ai merak do të dalë me shpirtin.
Ndreu: E kam për nder.Gjithë jetën time do ta kem për nder që kam qenë dhe më ka shërbyer edhe aty. Meqenëse po bëj pak policin, po rri në zanat tim, aty ku jam.
Rama: Fitore e madhe për Shëngjinin, që është i pastër.
Ndreu: Kur doni me sha ndonjë thoni; pse bën si polic. Kur doni me bë policin, s’na lini me bërë policin.
Rama: S’po shaj njeri, por këtë shaka e bërë si polic.
Ndreu: Si polic pra, aty jam. Kjo…e kam fjalën për këtë problemin me legalizimet. E para e punës dua të them atë që ka qenë. Ne kemi qenë në të gjitha pikat që themi në bashkëpunim. Bashkia me legalizimet. Jo vetëm kemi qenë në bashkëpunim po gjatë gjithë periudhës që kur ka fillu ky process ne komunikim të drejtpërdrejt me legalizimet.
Rama: Mirë po tani është më shumë se sa kaq. Nuk je shumë i qartë, u ngrite se të doli emrin, por nuk je i përgatitur! Këtë proces do ta udhëheqë bashkia, jo Kadastra. Bashkia do thotë këto janë prioritare, kadastra do iu marrë dhe të bëjë regjistrimin. Çdo gjë që sipas jush nuk shkon, referohet te ministri. Në këtë mënyrë të dyja palët bëjnë punën e tyre dhe kontrollojnë njëri-tjetri, jo njëra dorë ia jep tjetrës dhe të dyja bashkë lajnë fytyrën
Ndreu: Tani për mua ka vetëm një problem, që s’është reflektu disa nga ata që kemi diskutu ne në Këshillin Konsultativ. Duhet të kishte qenë një çikë me dispozita më detyruese, nuk është se nuk është e zbatueshme por disa gjëra duhet të ishin më të përcaktuara. Ne kemi diskutu disa gjëra të tjera, mund ta bëjmë më mirë shkur muhabeti. Mund t’i dedikojmë detyrat më saktë. Mund të bëjë disa dispozita detyruese ku bashkia merr përsipër por ama atë që adreson bashkia, duhet të shkojë si prioritare sepse është lënë evazive kjo punë. Ne kemi një rol honorifik aty.