Një ish-analist i CIA-s dhe komentatore e shquar e punëve të jashtme në SHBA është akuzuar se ka vepruar si agjente e huaj për Korenë e Jugut. Ajo dyshohet se u ka zbuluar informacione oficerëve të inteligjencës së vendit në këmbim të mallrave luksoze dhe darkave të nivelit të lartë në Manhatan.
Sue Mi Terry, një bashkëpunëtore e lartë për studimet e Koresë në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë në Nju Jork, u akuzua të martën për përcjelljen e shënimeve të shkruara me dorë nga një takim joformal në lidhje me politikën e qeverisë ndaj Koresë së Veriut me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken. Terry dyshohet se ia dha informacionet “shefit” të saj koreano-jugor në vitin 2022.
Ajo u akuzua më tej se kishte pranuar një pallto Dolce & Gabbana prej 2,845 dollarësh, një çantë Louis Vuitton prej 3,450 dollarësh dhe një kuletë prej 2,950 dollarësh si dhe disa darka luksoze në ristorante të famshme. Terry, shtetase amerikane e lindur në Korenë e Jugut, iu ofruan gjithashtu 37,000 dollarë për shërbimet e saj, pretenduan prokurorët.
Terry, e cila ka shkruar për disa media amerikane, ra dakord të shkruante shkrime për një gazetë dhe revistë mbi tema që iu diktuan asaj nga zyrtarët e Koresë së Jugut, sipas prokurorëve, në këmbim të pagesës. Një shkrim i tillë, i botuar në Foreign Affairs, titullohej “Një Kore e tërë dhe e lirë: Pse bashkimi i gadishullit në fund të fundit nuk do të jetë aq i keq”.
Terry akuzohet sen uk u regjistruar si agjente e huaj dhe nuk zbuloi lidhjet me Korenë e Jugut përpara se të dëshmonte para Kongresit në shumë raste.
Në kohën që ishte në qeveri, Terry punoi si analiste i CIA-s në Azinë Lindore, drejtore për Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe si zëvendësoficere e inteligjencës kombëtare në Këshillin Kombëtar të Inteligjencës. Që nga hyrja në sektorin privat ajo ka punuar për Qendrën Ëilson, ku ishte drejtoreshë e programit të Azisë dhe për Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, ndër të tjera.
Ajo ishte larguar nga shërbimi shtetëror në vitin 2011, dy vjet përpara se të fillonte të takohej dhe të komunikonte rregullisht me kujdestarin e saj.
Lee Wolosky, avokati i Terry-t, tha se akuzat ishin të pabaza dhe “shtrembërojnë punën e një studiueseje dhe analisteje të njohur lajmesh, e njohur për pavarësinë e saj dhe vitet e shërbimit në Shtetet e Bashkuara”.
Ai shtoi se klientja e tij “nuk ka pasur një leje sigurie për më shumë se një dekadë dhe pikëpamjet e saj për çështjet në lidhje me gadishullin Korean kanë qenë të qëndrueshme gjatë shumë viteve.
Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, as ambasada e Koresë së Jugut në Uashington. CSIS nuk pranoi të komentojë. Qendra Ëilson tha se “nuk ishte një objektiv i hetimit dhe ka bashkëpunuar plotësisht me autoritetet e zbatimit të ligjit”.