Vendosni fjalën kyçe....

E ndërmjetësuar nga Emiratet Arabe, Rusia dhe Ukraina pritet të shkëmbejnë 180 të burgosur


Rusia dhe Ukraina pritet të shkëmbejnë 180 të burgosur në një marrëveshje të lehtësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tha një person i njohur me këtë çështje, në atë që do të jetë shkëmbimi i gjashtë i këtij viti i mundësuar nga shteti i Gjirit.

Secila palë planifikon të lirojë 90 të burgosur nëse marrëveshja shkon përpara siç ishte planifikuar të mërkurën në mëngjes, sipas personit, i cili kërkoi të mos identifikohej për shkak të diskutimeve private. Shkëmbimi do e sillte numrin e përgjithshëm të të burgosurve të shkëmbyer nën ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe këtë vit në pothuajse 1400.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmjetësuar marrëveshje të shumta, jo vetëm midis Rusisë dhe Ukrainës, por edhe midis Rusisë dhe SHBA-së, sin ë rastin kur ofroi mbështetje logjistike dhe vendndodhjen e shkëmbimit kur Moska liroi yllin e basketbollit të WNBA Brittney Griner në këmbim të tregtarit të dënuar të armëve Viktor Bout.

Ministria e Jashtme e Rusisë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment dhe një zëdhënës i qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe nuk pranoi të komentonte. Në fillim të qershorit, presidenti Vladimir Putin tha se Rusia mbante 6,465 të burgosur lufte ukrainas, ndërsa autoritetet në Kiev po mbanin 1,348 rusë.

Shkëmbimi ishte një sinjal i mëtejshëm se dy palët e kanë kapërcyer rrëzimin e një avioni në rajonin Belgorod të Rusisë në janar, që zyrtarët rusë thanë se mbante 65 të burgosur të destinuar për shkëmbim. Zyrtarët në Kiev e kundërshtuan këtë pretendim, duke thënë se Rusia nuk kishte ofruar asnjë provë.