Vendosni fjalën kyçe....

Vlorë/ Disa dyqane përfshihen nga flakët në Nartë


Një zjarr ka rënë sot në një lokal në qendër të Nartës. Flakët janë përhapur edhe në dyqanet e tjera, ndërkohë që rrezikohen edhe disa banesa.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tij.

Sipas informacioneve paraprake është djegur një makinë dhe një motor.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.