Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, PD: I qëllimshëm për të ulur malin e mbeturinave


PD e ka cilësuar si të qëllimshëm zjarrin në fushën e mbetjeve në Inceneratorin e Elbasanit, i cili u përfshi nga flakët.

Përmes deputetes Zheni Gjergji, PD ka bërë thirrje drejtësisë që të çoj hetimet deri në fund.

“Fusha e mbetjeve e inceneratorit të qytetit është në flakë duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve. Ndërkohë që kërkohen shkaqet e zjarrit ato janë aty para syve: mbeturinat që nuk i djeg inceneratori, për të cilin taksapagueseve u janë grabitur miliona euro, i djeg zjarri i vënë me qëllim për të ulur malin e mbeturinave. Kjo është një zjarrëvënie e qëllimshme, keqdashëse dhe fshehëse e krimit. Ky është nja zjarr për të mbuluar korrupsionin, për të pakësuar mbetjet që po bëhen më të larta se kodrat e Krastës përmbi qytet. Partia Demokratike, denoncuese e palodhur prej vitesh, me deklarata, padi dhe qëndrime të forta për skandalin e inceneratorëve, i kujton sot SPAK-ut edhe njëherë se këto janë pasojat e dënimeve selektive. Ne i bëjmë thirrje drejtësisë, jo të re, por të rilindur, që të kryejë funksionin e vet dhe t’i shkojë hetimeve deri në fund. Vetëm duke dënuar autorët, pronarët faktikë, shuhen zjarret në landfillin e Elbasanit dhe merr fund rreziku për shëndetin e qytetarëve”, tha ajo.