Sekretari Organizativ në PD Klevis Balliu tha sot se të gjitha mediat e inceneratorëve janë në mbështetje të SPAK-ut, Ramës dhe Veliajt në një front të bashkuar kundër opozitës që po denoncon vjedhjet.
Ai tha gjatë potestës para Bashkisë Tiranë se SPAK nuk e ka në plan që të zbardhë vjedhjen e madhe me inceneratorët dhe as ta arrestojë kryebashkiakun Veliaj por për është garant i pagesave për inceneratorët që nuk ekzistojnë.
“Serioziteti i situatës në të cilën kalon vendi sot përgjigje më të mirë në këtë vapë përvëluese që po zhvillohet protesta nuk ka. Kjo qendresë vërteton dhe hedh poshtë propagandën e shëmtuar të Veliaj ku pretendon se me mediat e inceneratorëve do të gënjejë qytetarët e Tiranës. Të gjitha mediat e inceneratorëve janë në mbështetje të SPAK, Veliajt dhe Ramës dhe janë në front kundër opozitës e cila denoncon të gjitha vjedhjet. SPAK nuk e ka në plan për të zbardhur këtë vjedhje të madhe dhe as të arrestoi Veliajn por SPAK është aty për të garantuar pagesat për inceneratorët që nuk ekzistojnë. E patë në parlament se si Dumani dhe mediat e inceneratorëve i kërkonin llogari opozitës se përse i drejton pyetje drejtuesit të SPAK se përse nuk hetoni vjedhjet me inceneratorët.” – tha Balliu.