Vendosni fjalën kyçe....

Basha me demokratët euroatlantikë në Vlorë: Programi ynë më i miri për bizneset dhe familjet


Lulzim Basha, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të degës në Vlorë, ku është diskutuar për vijimin e aksionit politik dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme.

Basha është shprehur se përmbyllja e evidentimit të kandidaturave për deputet është prioritare, sipas të cilit ekipi duhet të jetë gati sa më parë për t’u dhënë kohë qytetarëve të njihen me ta dhe për të përcjellë përmes tyre programin e prezantuar më 1 qershor.

“Talljet dhe fyerjet e Ramës me vlonjatët dëshmojnë se qeveria më e korruptuar në Europë s’ka çfarë jep më për qytetarët dhe bizneset, që pagujanë kostot e papërgjgjshmërisë politike dhe fiskale që shkakton varfëri dhe shpopullim.

Programi ynë qeverisës, me taksën e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, tatim për të ardhuart personale 9%, dividendin me taksën e sheshtë 9% edhe për profesionet e lira, do t’i japë frymëmarrje ekonomisë duke siguruar mirëqenie për të gjithë.

Programi i hartuar nga ekspertët më të mirë vendas e të huaj, do të përcillet në çdo qytet e fshat nga ekipi ynë, për t’iu dëshmuar qytetarëve se ne kemi një vizion të qartë për të dalë nga kriza aktuale, që e ka kthyer Shqipërinë në një çiflig për pak të përzgjedhur të kastës të vjetër politike dhe ekonomike.

Prandaj e gjithë energjia jonë, e strukturave që kemi në Vlorë dhe anembanë vendit, duhet të shkojë te qytetarët, te komunikimi me ta, pa u penguar nga ata që duan ta mbajnë debatin te çështje që nuk kanë lidhje me hallet e shqiptarëve.

Politika është shërbim ndaj njerëzve, jo vetëshërbim për politikanët, ndaj të merremi me alternativën që shqiptartët presin” – tha Basha.

Basha u ndal në pazarin Rama- Berisha i cili nisi të zbatohet me dështimin e komisionit të reformës zgjedhore dhe vijoi me amnistinë, ku 117 subjekte të prokurorisë dhe gjykatës kundër krimit dhe korrupsionit përfituan prej saj.

“Propozime tona për Reformën Zgjedhore fuqizojnë qytetarët dhe e kthejnë parlamentin në një institucion që i shërben atyre.

Me lista të hapura 100%, me votën e diasporës, me barazinë e votë dhe votimin e numërimin elektronik, ne krjionim kushtet që dinjiteti i kuvendit të vendosej në vend, ndërsa vota e shqiptarëve merrte peshën që meriton, duke i rikthyer deputetët në përfaqësues të qytetarëve, e jo në kasnecë të kryetarëve dhe klientelës së tyre.

Por Rama dhe Berisha nuk e duan këtë, prandaj bën çdo gjë për t’u kapur me thonjë pas marrëveshjes së tyre të 2008-ës, që ka shkatërruar parlamentarizmin dhe demokracinë e brishtë shqiptare.

Kjo do kurorezohet me bashkimin e votave për mbylljen e listave dhe me përpjekjet që tu japin të drejt vote ne menyre te kontrolluar vetëm atyre shqiptar qe duan ata dhe te gjith atyre qe jetojnë jashte vebdit.

Në tangon e tyre të vjetër, amnistia me të cilën liruan të korruptuarit dhe mbajtën në burg protestuesit kundër korrupsionit ishte vetëm stacioni i parë, që u ndoq nga ekzekutimi i komisionit të Reformës Zgjedhore, nga pazari i 11 qershorit për vulën, dhe do të vijojë me pazarin për mbylljen e listave e më vonë, me përpjekjen për t’i pamundësuar SPAK të hetojë politikanët dhe zyrtarët e korruptuar.

Sot fati i Shqipërisë po synohet të mbahet pëng nga halli i Edi Ramës dhe Sali Berishës. Përballë këtij pazari qëndrojmë ne dhe të gjitha forcat politike që nuk pajtohen me këtë teatër të shëmtuar 34 vjeçar.

Sot është detyrë e çdo shqiptari të bashkohen kundër perpjekjeve per te ruajtur kete status quo sepse Shqipëria meriton më shumë”- vijoi Basha.