Të enjten, eurodeputetët vendosën të zgjedhin Ursula von der Leyen si Presidente të Komisionit Evropian për një mandat të dytë.
Në debatin para votimit, eurodeputetja polake e sapozgjedhur Ewa Zajączkowska-Hernik kritikoi von Der Leyen duke e cilësuar zgjedhjen e saj si një gabim edhe në përbërjen e parlamentit të mëparshëm.
Sipas saj vendimin për zgjedhjen e von Der Leyen mandatin e parë po e vuajnë akoma njerëz.
“Zonja Ursula, ka ardhur koha që dikush t’ju tregojë drejtpërdrejt se çfarë mendojnë shumica dërrmuese e evropianëve për ju. Zgjedhja juaj si president i KE-së në mandatin e kaluar ishte një gabim i madh dhe disa njerëz ende po vuajnë nga ky vendim – tha politikania polake.
Më tej ajo vijoi kritikat ndaj Presidentes së KE-së duke thënë se po shkatërron ekonominë dhe bujqësinë dhe po i bën evropianët më të varfër.
“Ju jeni fytyra e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, e cila po shkatërron ekonominë dhe bujqësinë evropiane, e cila po e kthen Evropën në një muze ekonomik në ajër të hapur. Ju jeni fytyra e gjithë çmendurisë klimatike të BE-së, e cila po na bën ne, evropianët, gjithnjë e më të varfër – tha Zajączkowska-Hernik.
Zajączkowska e sulmoi von der Leyen edhe për politikën e emigracionit që sipas saj po bën që miliona gra në Evropë të ndihen të kërcënuara në rrugët e qyteteve të tyre.
Ajo theksoi se presidentja e KE-së duhet të shkojë në burg.
“Ju jeni fytyra e paktit të migrimit dhe ju drejtohem si grua për gruan, si nënë për nënën. Si nuk ju vjen turp të promovoni diçka si pakti i migracionit, i cili bën që miliona gra dhe fëmijë në Evropë të ndihen të kërcënuar në rrugët e qyteteve të tyre? Ju jeni përgjegjës për çdo përdhunim, sulm dhe tragjedi të shkaktuar nga fluksi i emigrantëve të paligjshëm, sepse ju jeni ai që i fton ata në Evropë. Për atë që po bëni, duhet të shkoni në burg, jo në Komisionin Evropian – tha Zajączkowska-Hernik.