Vendosni fjalën kyçe....

FBI thotë se sulmuesi i Trumpit, hulumtoi edhe anëtarët e familjes mbretërore teksa planifikonte objektiva për vrasje


20-vjeçari i armatosur Thomas Crooks që tentoi të vriste Donald Trump kishte hulumtuar një anëtar të familjes mbretërore teksa planifikonte objektiva për vrasje, ka zbuluar FBI.

Thomas Crooks u vra nga snajperët e Shërbimit Sekret Amerikan disa sekonda pasi hapi zjarr ndaj ish-presidentit gjatë një mitingu në Pensilvani të shtunën.

I armatosur me një pushkë, 20-vjeçari plagosi në vesh zotin Trump, dhe vrau një tjetër spektator mashkull.

Hetuesit e FBI-së u thanë anëtarëve të Kongresit se Crooks kishte hyrë në internet për të ‘zbuluar’ një numër objektivash të mundshëm të vrasjeve të profilit të lartë – të cilët përfshinin një anëtar të paidentifikuar të Familjes Mbretërore, përcjell Daily Mail.

Zbulimi erdhi pasi agjentët federalë shkarkuan përmbajtjen e dy telefonave celularë të Crooks.