Vendosni fjalën kyçe....

Grenell: Me Trump President, Evropa nuk ishte në luftë, ka përgjegjësi për konfliktin në Ukrainë


Ish-ambasadori i SHBA-ve në Gjermani dhe një nga njerëzit më të besuar të Donald Trump akuzoi Evropën për politika të gabuara.

Në një intervistë për gjermanen BILD ai tha se kur Trump ishte President Evropa nuk ishte në luftë.

Plani i paqes i Trump për Ukrainën: “100 për qind i sigurt” është realist. Dua të them, shikoni, Donald Trump ka arritur marrëveshje paqeje mes arabëve dhe izraelitëve. Nuk ka pasur luftëra në Evropë gjatë kohës së Donald Trump në detyrë”-tha Grenell.

Grenell tha se Evropa ka përgjegjësi për luftën në Ukrainë duke thënë se nuk po bën sa duhet për të.

Është në oborrin tuaj. Nëse do të kishte një luftë në Meksikë, ne do të bënim pjesën më të madhe, nëse jo të gjithë, punën. Dhe ne sigurisht nuk do t’u kërkonim gjermanëve ndihmë nëse do të kishte një luftë në Meksikë”-tha Grenell

Ai më tej e cilësoi Gjermaninë se ka bërë politika të gabuara dhe të kundërta me ato të Donald Trump duke përmendur gazsjellësin “Nord Stream 2 dhe marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Qeveria gjermane ishte jashtëzakonisht e tmerrshme ndaj politikave të Donald Trumpit, mbi të gjitha, Gjermania ishte për gazsjellësin Nord Stream 2 të Putinit dhe për marrëveshjen bërthamore me Iranin”-deklaroi Grenell.

Tani mund të argumentoj se Nord Stream 2 ishte një nga arsyet pse kemi luftën në Ukrainë. Qeveria gjermane nuk e dëgjoi Donald Trumpin. Unë do të doja një falje për këtë”-vijoi ai.