Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda në fjalën e saj në parlament e quajti atavizëm ligjin e luftës që Greqia ka me Shqipërinë. Sipas saj, kjo nuk i përket kohës ku jetojmë dhe më tej shton se parlamenti dhe qeveria duhet të bëjnë më shumë për normalizimin e marrëdhënieve.
“Ky ligj është relike e të kaluarës së errët nuk mund të ketë vend në kohën e sotme. Është e një kohë kur marrëdhëniet me Greqinë ishin të bazuara në dhunë. Për shqiptarët e Çamërisë përfaqëson luftë të padrejtë me trauma të mëdha.
Nuk ka një komunitet më shumë se shqiptarët e Çamërisë që të kërkojnë zgjidhjen e këtij konflikti. Është akti që sjell pasoja juridike në marrëdhëniet reale. Është atavizëm i së kaluarës. E keqja nuk mund të rrijë kurrë aty.
Hap për herë të parë temën e dialogut politik parlamentar mes nesh, askush më shumë se deputetët nuk mund të kenë legjitimitet për zgjidhjen e një dialogun politik. Diplomacia parlamentare ka pasur pasoja shumë të mira.
Heqja e ligjit jo thjesht si dëshirë por ta shtrojmë në çdo tryezë dy palëshe dhe të informojmë organizmat ku bëjmë pjesë. Kërkon heqjen e pasojave juridike që ky akt ka sjellë për mohimin e pronave të komunitetit shqiptar.
Pronat e grabitur nuk janë argument i mirë në respektimin e të drejtave njerëzore. Askush nga qeveritë shqiptare nuk mund të thonë ia thamë për ligjin e luftës dhe do bëjnë diçka, por shtrohet si detyrim edhe në institucionet e tjera” tha Doda.