Vendosni fjalën kyçe....

Lea Ypi, zgjidhet anëtarja e parë shqiptare në Akademinë Britanike


Shkrimtarja shqiptare Lea Ypi, është bërë anëtarja e parë shqiptare në Akademinë Britanike.

Përmes një postimi në Instagram, Ypi është shprehur se është shumë e lumtur dhe e nderuar që është zgjedhur anëtare e Akademisë.

 “E lumtur dhe e nderuar që jam zgjedhur anëtare e Akademisë Britanike”, shkruan Ypi.

Këtë vit Akademia Britanike ka mirëpritur 86 anëtarë të rinj ku ndër ta, dallohet edhe shkrimtarja Ypi.

Presidentja e Akademisë Britanike Julia Black ka vlerësuar lart autoren shqiptare, duke i uruar mirëseardhjen në hapësirën më të lartë të kulturës britanike.

 

Lea Ypi