Vendosni fjalën kyçe....

“Me Krifcën merret SPAK-u” – Debate në Kuvend mbi fondet e IPARD, deputetja e PD-së përplaset ne Nikollën


Deputetja e PD-së Zhupa është përplasur me kryetaren e Kuvendit Nikolla pasi demokratja po fliste lidhur me çështjen e fondeve të IPARD për bujqësinë shqiptare që po diskutohet nëë seancën e sotme.

Ndërsa Zhupa ka lëshuar akuza në drejtim të ish-ministres Krifca, Nikolla ka paralajmëruar t’i ndërpresë fjalën.

“Ju i keni ulur financimet për bujqësinë me 9% nga vit ii kaluar. Nga 10 miliardë lekë në vitin 2023 janë parashikuar rreth 7 miliardë lekë, rreth 30% më pak. Ne nuk po i bëjmë gjyqin Frida Krifcës, këtë ia bën SPAK. Ne po kërkojmë çfarë masah mund të marrim për të zhbllokuar fondet e IPARD-it që janë burimi i vetëm i ndihmës për fermerët. Atyre nuk u intereson fare nëse futet në burg zonja në fjalë po duan fondet.” – tha Zhupa.