Partia Demokratike në mënyrë të beftë ka ndryshuar strategjinë e protestave.
Opozita ka kaluar në një përshkallëzim të gjuhës dhe veprimeve.
Pas sulmeve kundër Altin Dumanit në parlament këtë të hënë, sot është marrë vendimi që protesta e përjavshme përpara zyrës së bashkisë të zhvendoset javën tjetër përpara godinës së SPAK.
Këtë të enjte, selia blu është mbuluar me një banderolë gjigante me portretin e Sali Berishës dhe thirrjen “Free Berisha”.
Pas ashpërisimit të veprimeve të opozitës interesante është të shihet kundërveprimi i mundshëm i SPAK-ut gjithashtu dhe veprimet e protestuesve nëse do hedhin a jo molotov.
PD ka zhvilluar protesta të përjavshme para bashkisë Tiranë duke kërkuar burgosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e inceneratorit si dhe per skandalin “5D”.