Një sherr i çastit dyshon policia është bërë shkak për konfliktin me armë zjarri në Durrës, mbrëmjen e sotme.
Adil Hizdri dyshohet se është autori 31 vjeçar që plagosi me armë zjarri të moshuarin, të identifikuar si Fadil Hunda.
Sipas policisë, gjithçka dyshohet se ka nisur pas një konflikti të çastit për një borxh në një lokal në lagjen nr. 17.
Policia ka shoqëruar 31-vjeçarin që qëlloi të moshuarin.
Gjithashtu është shoqëruar dhe një 56-vjeçar, që ishte bashkë me autorin e dyshuar në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
I moshuari, rreth 70 vjeç, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Plagosi me armë një 70-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.
Policia gjeti në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.
Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”-njofton policia.