Qytetarë të ndryshëm janë mbledhur sot në protestë para Kuvendit ku kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025.
Më pankarta në duar ata kërkojnë votimin nga diaspora në 2025” thanë protestuesit.
Përveç qytetarëve banues në Shqipëri edhe emigrantë ishin pjesëmarrës duke mbajtur pankarta në duar me mesazhe për politikën.
“Nuk ka zgjedhje pa diasporën. Dy parti mbajnë peng votën e 2.2 milionë shqiptarëve”, thuhet ndër pankartat që ata mbajnë në duar.