Vendosni fjalën kyçe....

Tirana dhe Vllaznia eliminohen nga turet evropiane


Vllaznia ka zhgënjyer në turin e parë të Conference League, pasi barazimi 2-2 në Islandë ndaj Valur nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin nga kompeticioni. Skuadra shkodrane e drejtuar nga Brdaric pësoi një humbje të rëndë në Shkodër, duke u mundur me shifrat 0-4.

Tirana gjithashtu është eliminuar në turin e parë të Conference League. Pas barazimit 1-1 në Gjeorgji ndaj Torpedo Kutaisi, skuadra shqiptare u mund 0-1 në “Elbasan Arena”. Ndeshja ishte mjaft e luftuar në pjesën e parë, me bardheblutë që goditën katër herë portën, por nuk arritën të gjejnë rrjetën. Mysafirët ndëshkuan ekipin e Bledi Shkëmbit që në minutën e 3-të me golin e Johnsen pas një asisti të Mchedlishvilli.

Pavarësisht rasteve të krijuara në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar dhe Tirana mbyll shumë shpejt kështu rrugëtimin në Conference League.