Vendosni fjalën kyçe....

Ursula von der Leyen rizgjidhet Presidente e Komisionit Evropian


Ursula von der Leyen zgjidhet nga Parlamenti Evropian zpër pesë vjet të tjera si presidente e Komisionit Evropian, i cili është institucioni më i fuqishëm i BE-së.

Von der Leyen, e cila vjen nga Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë, fitoi 401 vota në një votim të fshehtë, më tepër se 361 vota që i nevojiteshin për t’u zgjedhur.

Von der Leyen kishte mbështetjen e tre grupeve kryesore pro-BE, Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, Socialistët dhe liberalët e Renew. 

Në javët dhe muajt përpara votimit, disa ligjvënës brenda atyre grupeve të qendrës thanë se nuk do të votonin për të, duke e detyruar atë të kërkonte mbështetje nga jashtë koalicionit të saj aktual, duke përfshirë të Gjelbërit me prirje të majtë.

Tani që von der Leyen ka mbështetjen e Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian, ajo do të fillojë të mbledhë Komisionin e saj të ri Evropian, shkruan Politico.